Si të përballoni shtatzëninë në pranverë, ja çfarë duhet të dinë nënat e reja

2017-03-24 në ora 19:48

Ndryshimi i stinëve mund të shkaktojë tek gruaja edhe ndryshim të gjendjes emocionale, ku zakonisht karakterizohet për një ngritje humori. Por si e ndryshon fizikun e gruas shtatzënë?

Një ritëm i ri

Gruaja duhet të përshtatet me një ritëm të ri edhe pak ditë na ndajnë nga ndryshimi i orës dhe kjo gjë mund të shkaktojë tek ajo ndjesi lodhje.

Asaj i duhet të përshtatet me ndryshimet klimaterike gjithashtu. Mund të ndiejë më tepër vapë dhe për pasojë të djersijë më shumë, pa harruar shfaqjen e ndonjë alergjie të stinës.

Disa këshilla për të përballuar ndryshimin e stinës në mënyrën e duhur

Merrni sa më shumë kripëra minerale të cilat i humbisni gjatë djersitjes, në vaçanti magnez dhe kalium. Frutat dhe perimet janë burimi ideal.

Evitoni vendet e mbyllura dhe të nxehta. Mund t’ju shkaktojnë ulje të presionit të gjakut dhe për pasojë gjendje të fikti.

Nëse ju shfaqet alergjia mjeku mund t’ju përshkruajë një sprai nazal që lehtësojnë simptomat. Evitoni zonat që ndodhen alergenët.

Pushoni më shumë. Nëse në mëngjes do të zgjoheni herët, flini më shpejt në mbrëmje. Nëse gjatë ditës nuk ju vjen gjumi përpiquni të paktën të qetësoheni.

Hani pak dhe shpesh.

Pini më shumë lëngje sidomos ujë.