Është e rëndësishme që të keni kujdes kur është koha të shkoni në vizitë te mjeku juaj. Kemi dëgjuar shpesh për sjellje jo të mira të gjinekologëve ndaj pacienteve të tyre, mirëpo janë disa gjëra që pacientet duhet t’I dijnë dhe të përgatiten para se të shkojnë në vizitë.
Higjiena e mirë personale: Ju sygjeroj të bëni një dush dhe të zgjedhni rrobat të cilat janë lehtë të qasshme për pjesët ku do ju kontrollojë doktori juaj në rast se ka nevojë për ekzaminim fizik.
Posedimi i raportit mjekësor: Duhet ta keni parasyshë që gjithmonë duhet të keni raportin tuaj mjekësor me vete sepse doktori juaj referohet aty për çfarëdo gjendje që mund të keni.
Veshni rroba të rehatshme: Shumë gra nuk I kushtojnë rëndësi kësaj pjese ndoshta nga mungesa e vëmendjes ose dembelia, mirëpo është e rëndësishme që të keni rroba të rehatshme. Kjo pasiqë shumë klinika nëse jeni për herën e pare aty mund të ju bie të prisni gjatë për kontrollën tuaj. Pra, veshja e rehatshme jo vetëm ju bën juve të ndiheni rehat por gjithashtu e lehtëson edhe kontrollën tuaj nëse kemi të bëjmë me ekzaminim fizik.
Merrni pak ushqim ose pije me vete: Merrni ndonjë ushqim në sasi të vogla si psh ndonjë biskotë ose frut që të mos uriteni nëse duhet të prisni pak më gjatë. Nëse dilni jashtë klinikës për të blerë ndonjë gjë, është mire t’a njoftoni recepsionisten që të ju njoftojë në telefon nëse vjen rradha juaj.
Merrni ndonjë gjë për argëtim: Merrni ndonjë libër me vete, revizstë, punëdore apo çfarëdo që ju ndihmon të kaloni kohën teksa prisni. Ndonjëher ndodhë që disa prej jush të merrni fëmijët e tjerë me vete kështuqë merrjuni lodrat, ndonjë libër me vete që ata të mos mërziten.
/ Gazeta Shneta