A duhet të filloj ta pastroj mishin e dhëmbëve të foshnjës sime para se ti kenë dalur dhëmbët ?
Po. Edhe para se foshnjës tuaj ti kenë dalur dhëmbët e tij të parë është mirë që të krijoni shprehinë e larjes së mishit të dhëmbëve të tij me gazë higjienike apo me cukël të butë dhe të lagësht. Nuk keni ende nevojë për të përdorur pastën e dhëmbëve. Thjesht mbështjellni gazën apo cuklën e lagur rreth gishtit tuaj tregues dhe fërkoni në mënyrë të butë mbi mishin e dhëmbëve.
Bakteriet të cilat gjenden në gojë zakonisht nuk janë të rrezikshme para se të kenë dalur dhëmbët, por nuk mund ta dini se kur do t’ia nisin të dalin dhëmbët e parë, prandaj është e këshillueshme që të filloni herët me pastrimin e mishit të dhëmbëve. Duke e mësuar foshnjën tuaj me pastrimin e mishit të dhëmbëve si pjesë rutinore e secilës ditë, ajo do ta bëjë më të lehtë kalimin në larje me brushë e cila do të pason më vonë.
Cila është mënyra më mirë për ti larë dhëmbët e foshnjës sime kur fillojnë ti dalin dhëmbët ?
Por sa fillojnë ti dalin dhëmbët e parë fëmijës tuaj (diku rreth muajit të 6-të), përkujdesuni që të gjeni një brushë dhëmbësh për fëmijë që ka kokë të vogël me fije sintetike dhe me dorëze ca më të madhe dhe të rehatshme për dorën tuaj.(Në qoftë se fëmiu juaj është i shëndetshëm dhe ende nuk i kanë dalur dhëmbët e tij të parë me mbushjen e 1 viti mos u merakosni,tek ca fëmijë ata nuk dalin deri edhe në moshën 15 – 18 muaj).
Përderisa i pastroni në mënyrë të rregullt dhëmbët e fëmijës tuaj, ju ende nuk do të keni nevojë pastë të dhëmbëve. Vetëm pastroni dhëmbët e tij me brushë në mënyrë të butë 2 herë ne dite, ne te dy anet, te mbrendshme dhe ate te jashtme. Pastrojani me brushë dhe gjuhën poashtu (në rast se ju lejon) se për t’ia larguar bakteriet të cilat mund të shkaktojnë erë të keqe nga goja. Një fërkim i shpejtë është i mjaftueshëm. Zëvëndësoni brushën menjëherë si të bëhet e vjetëruar dhe shpurprishur.