Si të ruani qumështin e gjirit në frigorifer, këshilla të vlefshme për nënat gji dhënëse

2018-08-13 në ora 18:25

Ushqyerja me gji është prioritet për mirëqenien e çdo foshnje dhe çdo nënë duhet ta ndjejë si detyrë dhe obligim thelbësor ndaj fëmijës së saj.

Edhe nënat të cilat kane një karrierë të rëndësishme apo janë të detyruara të punojnë, munden ta realizojnë ushqyerjen e plotë me gji, duke shtrydhur gjinjtë dhe duke e depozituar qumështin ne kushtet e duhura. Në këtë mënyrë, fëmija merr themelet më të shëndosha për shëndetin e tij.

Rregullat e sigurisë se ruajtjes së qumështit të gjirit

Jashtë frigoriferit, në temperature ambienti (18-25gradë C): jo më shumë se 3-4 orë, në enë të mbyllur; hidheni poshtë çka mbetet 1-2 orë pas ushqyerjes.

Në çantë termus, 15gradë C: deri në 24orë. Këshillohet të vendosen pllaka të ngrira në kontakt me enën e qumështit; çantat të mbahen mbyllur, të hapen vetëm kur nevojitet.

Në freskues (4gradë C): deri në 72 orë; Vendoseni në zonën më të ftohtë të frigoriferit freskues.

Në ngrirje (-20gradë C): deri në 6 muaj; depozitojeni në fund të ngrirjes, për temperaturë sa më konstante.

Si të ruani qumështin e gjirit pasi e keni shkrirë

Në temperaturë ambienti (18-25gradë C): 1-2 orë

Në freskues: 24 orë

Në ngrirje: mos e ngrini më./Gazeta Shëndeti/