Gjatë shtatzënisë, zemra punon më shumë në mënyrë që të sigurojë ushqimin e duhur për fetusin.
Trupi rrit vëllimin e tij të gjakut me 30-50%. Për shkak të kësaj rritje të vëllimit të gjakut, është e rëndësishme që gratë shtatzëna të rrisin edhe marrjen e acidit folik dhe hekurit shkruan, American Pregnancy Association, transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu, anemia është një gjendje në të cilën trupit i mungojnë sasitë e mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut, të cilat janë të nevojshme për të bartur oksigjenin nëpër trup.
Ndërsa ka disa shkaqe të anemisë, mungesa e hekurit është më e zakonshmja.
Simptomat e anemisë gjatë shtatzënisë mund të përfshijnë: lodhjen, dobësi, rrahje të shpejtë të zemrës, vështirësi në përqendrim, gulçim, lëkurë të zbehtë, dhimbje gjoksi, duart dhe këmbët e ftohta.
Si ta trajtojmë mungesën e hekurit natyrshëm gjatë shtatzënisë?
Nëse dyshoni se mund të keni mungesë hekuri, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të përpiqeni të vetë-diagnostikoni.
Mbidozimi i shtesave të hekurit mund të jetë i rrezikshëm, duke shkaktuar dëmtime të mëlçisë mes problemeve të tjera.
Mjeku juaj do të jetë në gjendje të përcaktojë nëse keni një mungesë hekuri dhe të përshkruajë dozën e saktë të hekurit që ju të merrni nëse është e nevojshme.
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Nëse mjeku juaj rekomandon marrjen e një suplementi hekuri, është e rëndësishme të merrni hekur të paktën dy orë para ose katër orë pas marrjes së antacideve pasi ato mund të ndërhyjnë në thithjen e hekurit.
Ju gjithashtu mund të provoni të përfshini më shumë ushqime të pasura me hekur në dietën tuaj.
Këto përfshijnë perime me gjethe jeshile të errëta (p.sh. spinaq), mish të kuq, fasule, bizele, fruta të thata dhe bukë të pasur me hekur, drithëra dhe makarona.
Marrja e një suplementi të vitaminës C ose ngrënia e ushqimeve që përmbajnë vitaminë C, të tilla si fruta agrumesh, luleshtrydhe, kivi, pjepër, perime jeshile me gjethe, domate dhe speca, gjithashtu mund të ndihmojnë në thithjen e hekurit. /Gazeta Shneta/