Deri në 50 për qind të femrave përjetojnë urth gjatë shtatzënisë. Edhe pse kjo mund të ndodhë në çdo moment gjatë shtatzënisë, urthi ka tendencë të ndodhë më shpesh në tremujorin e tretë.
Ushqimet të cilat shkaktojnë urthin dhe të cilat rekomandohet të ndalohen në momentin kur paraqitet ai janë: frutat agrume, kafeina, pijet e gazuara, ushqimet e yndyrshme, ushqimet pikante, domatet dhe çokollata, transmeton Gazeta Shneta.
Përgjatë natës, është më mirë të mos hani 3 orë përpara se të shkoni në shtrat. Gjithashtu edhe vendosja e jastëkut shtesë mund të ndihmoj në parandalimin e urthit.
Është e rëndësishme shmangia e pirjes së duhanit dhe alkoolit.
Pirja e një gote qumësht me sasi të ulët yndyre ndihmon reduktimin e dhimbjeve.
Është e rëndësishme të vizitohet mjeku./Gazeta Shneta/