Fëmijët fillojnë të kenë një interesim të shtuar për trupat e tyre gjatë periudhës së shkollës fillore.
Preokupimet e tyre në këtë moshë janë të natyrave të ndryshme, për ta zhvilluar trupin e tyre, apo për të zgjeruar lidhjet shoqërore.
Ndërsa interesimi i tyre për seksin mund të jetë i ndryshëm varësisht nga individi, pasi që ata flasin vetëm për ato gjëra që janë kurioz t’i dijnë.
Ndërsa sipas Kidspot aspektet seksuale si: eksitimi, menstruacionet dhe të ngjashme mund ta trembin fëmijën tuaj, transmeton Gazeta Shneta.
Përderisa ju mund t’ju qaseni këtyre interesimeve të fëmijëve tuaj në mënyra të ndryshme, por mundohuni para së gjithash të mbani qetësinë dhe të jeni të relaksuar.
Mund të jetë e vështirë që t’ju përgjigjeni pyetjeve që shpeshherë janë të drejtpërdrejta, por është shumë me rëndësi që fëmija juaj t’i kuptojë ndjenjat seksuale nga ju.
Në rast se nuk paraqitni gaditshmëri për t’i shpjeguar çdo gjë atëherë fëmija juaj mund t’i merr këto informacione nga mediat apo shoqëria e tij që mund të sjellë pasoja negative tek fëmija juaj.
Mundohuni që këto biseda t’i bëni kur jeni vetëm me fëmijën tuaj, në një shëtitje apo kur është koha e gjumit.
Ndërsa Jerome Kagan, profesor i psikologjisë në Universitetin e Harvardit thotë se:” mundohuni të flisni për qështjet e mëdha pa u shqetësuar, pasi që fëmija juaj do ta ndjekë ritmin e bisedës, dhe jo fjalët e juaja”. /Gazeta Shneta/