Vetëm mendoni pak: Para se foshnja të vijë në jetë, ju i keni treguar të vegjëlve të tjerë se së shpejti familjes do i shtohet një anëtar i ri dhe se sa shumë do të argëtohen së bashku.
Pasi foshnja të lind, fëmijët tuaj tjerë do fillojnë reagimet e para që sikur thonë “mos bëj shaka, për këte krijesën e keni pas fjalën?”.
Pastaj ata fillojnë të “luajnë” sipas mënyrave që ata dinë. Ja hedhë topin. Ju i bërtisni që të mos e godasë foshnjen me lodra. Ai luan kukafshehti. Ju i bërtisni që t’ia largojë batanijen nga fytyra. Ai e përqafon. Ti e përmirëson non stop se si duhet ta prekë foshnjen. Dhe medoemos se fëmija juaj do të ndihet konfuz, përcjellë GazetaShneta.
Por janë disa mënyra që ju mund ta adaptoni fëmijën tuaj që të dijë si ta trajtojë një foshnje të sapolindur:
Mësoni
Detyra e parë e një prindi është që ta mbrojë fëmijën. E dyta është që ta mësojë rreth gjërave që do i has në jetë. Ju duhet ta mësoni edhe si të sillet me motrën/vëllain e vogël. I flisni, demonstroni, udhëzoni, enkurajoni fëmijët. Deri në momentin që e shihni se fëmija ka kuptuar raportin me të vogëlin mos i lini vetëm. Tingëllon barbare por është e nevojshme.
Rri në pritje
Gjithmonë qëndro në gjendje gatishmërie. Edhe kur fëmija bën një veprim të papritur, hutojeni duke kënduar ose duke improvizuar diçka, por mos e kritikoni.
Mësoja përkëdheljet e buta
Tregoja fëmijës efektin e prekjeve të buta në gjendjen emocionale të foshnjes; lavdërojeni pastaj fëmijën se po e bën në mënyrën e duhur.
Demonstroni
Fëmijët mësojnë ato që i jetojnë. Ata do tju shohin si po e mbani foshnjen, si I flisni… Fëmijët do ti kopjojnë këto sjellje andaj bëni kujdes që gjithonë të zgjedhni veprimet në prani të tyre.
Lavdatat
Mos I harroni komentet pozitive. Zmadhojeni rëndësinë e “vëllait/motrës së madhe”. Përqafojeni dhe putheni fëmijën tuaj për gjestet që po I bëjnë.
Kujdes fjalorin
Mos përdor foshnjen për cdo arsyetim. “Nuk mnd të luajmë sepse foshnja po fle”. “Mos bëj zhurmë, foshnja po fle”. “Pasi ta ndërroj foshnnjen do të të ndihmoj”. Këto fjalë mund t’i zëvendësosh me “I kam duar e zëna për momentin”. “Do të të ndihoj brenda 3 mintash”. “Do të shkojmë pas drekës”.
Tregohu përkrahëse
Duhet ta dini gjendjen mentale të fëmijës tuaj në raport me foshnjen sepse patjetër se kjo e fundit do të kërkojë më shumë kohë nga ju. Mos thuani “E di se ti e urren beben e re”. Thuaj “E di që e ke të vështirë të më shohësh duke kaluar shumë kohë me foshnjën”. Kur fëmija të arrijë të kuptojë se ju jeni në dijeni për gjendjen e tij ata do të ndihen më të sigurt
Disa sjellje tjera:
-Jepni më shumë dashuri
-Reagoni shpejt
-Përfshini fëmijët në aktivitete të përbashkëta
-Bëjini të gjithë fëmijët të ndihen të veçantë