Belbëzimi është një çrregullim fjalimi që ndalon ritmin natyror ose rrjedhën e fjalës. Mund të përfshijë hezitime, bllokime të heshtura dhe përsëritje të tingujve, rrokjeve, fjalëve ose frazave.
Është e zakonshme tek fëmijët e moshave dy deri pesë vjece që të kalojnë nëpër periudha të belbëzimit shkruan WebMd transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat e belbëzimit
Shenjat dhe simptomat e belbëzimit mund të ndryshojnë shumë në mes të individëve dhe mund të përfshijnë:
-vështirësi në fillimin e një fjale, fjali ose ndonjë fraze;
-zgjatjen e një fjale ose tingujve brenda një fjalie;
-përsëritja e një tingulli, rrokjeje ose fjale;
-heshtje e shkurtër për rrokje të caktuara ose pushime brenda një fjale (fjalë e thyer);
-shtimi i fjalëve shtesë si ‘um’ në qoftë se vështirësohet lëvizja në fjalën tjetër;
Belbëzimi, gjithashtu mund të shoqërohet me kërcitje, duke u dridhur dhe mund të përkeqësohet nga lodhja ose stresi.
Trajtimi i belbëzimit
Fëmijët e vegjël përfitojnë më së shumti nga ndërhyrja e hershme me një patolog të fjalës ose logoped.
Trajtimi për adoleshentët dhe të rriturit synon të korrigjojë fjalën dhe të reduktojë ankthin që zakonisht shkon me të./Gazeta Shneta/