Qyteti Wuhan në provincën Hubei të Kinës është mbyllur zyrtarisht më 23 janar pas diagnostikimit të 400 rasteve me koroanvirus atë ditë.
Dy ditë para këtij vendimi, më 21 janar në Wuhan zyrtarisht ishin diagnostikuar 100 raste të koronavirusit, por në realitet ishin 1500 që autoritetet nuk e dinin, shkruan në një analizë medium.com, transmeton Gazeta Shneta.
Dy ditë më vonë, më 23 janar mjekët diagnostikuan 400 raste të koroanvirusit, por në realitet ishin 2500 të prekur. Autorietet sërish nuk e dinin këtë shifër zyrtarisht, por e kuptuan situatën dhe vendosën ta mbyllin qytetin me 11 milionë banor me vetëm 400 raste të konfirmuara me analiza laboratorike.
Pas Wuhanit janë mbyllë edhe 15 qytete tjera një ditë më vonë, gjë që ka bërë të ndalet hovi i virusit në gjithë vendin, dhe në këtë mënyrë i është dhënë kohë edhe vendeve tjera që të përgatiten.
Kujtojmë se vetëm në Kinë koroanvirusi deri më tani ka prekur mbi 80 mijë njerëz dhe ka marr jetën e mbi 3 mijë personave.
Aktualisht në Wuhan ka filluar heqja e ndalesave gradualisht. Qyteti ka filluar t’i kthehet jetës normale, pas rënies së numrit të të prekurve nga koroanvirusi. /Gazeta Shneta/