Si u refuzua Rozafë Koliqi në konkursin e Fakultetit të Mjekësisë?

2017-03-02 në ora 21:45

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ u transmetua hulumtim për avancimet në Fakultetin e Mjekësisë.

Ky emision ka hedhë në dritë votimin e senatorëve të Universitetit të Prishtinës për avancime të stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë.

Kallxuesja Rozafë Koliqi, doktor shkence në Farmaci Klinike, në vitin 2015 kishte aplikuar për t’u zgjedhur asistente në lëndën Farmaci Klinike por asaj nuk i doli ashtu siç e kishte menduar.

Koliqi e cila është e vetmja specialiste e Farmacisë Klinike në Kosovë ka treguar se si senati i UP-së nuk e ka përzgjedhur si asistente edhe pse ka pasur kualifikime më të mira se kundër kandidati i saj, Naim Morina.

Ajo thotë të jetë propozuar për asistente nga Komisioni Vlerësues dhe Këshilli i Fakultetit.

“Mua në mënyrë unanime të tre anëtarë e Komisionit e Komisionit Recensues më emërojnë asistente për lëndën Farmaci Klinike me Farmokoterapi ndërsa dy kandidatët e tjerë Denis Raka dhe Naim Morina, komisioni vendos për Denis Rakën me arsyetim se e ka notën mesatare më të lartë. Lufta ka qenë mes këtyre dyve, nuk ka qenë me mua”, tha Koliqi.

Ajo tha se Senati i UP-së një ditë para se të votojë për zgjedhje të asistentit të Mjekësisë ka marrë një letër nga kundër kandidati i saj, Naim Morina që sipas saj ua ka ndryshuar mendjen senatorëve.

Koliqi përmendi edhe vendimet e nënshkruara nga Rektori, Marjan Dema për çka ngriti dyshime se janë të falsifikuara.

“Nuk besoj që zgjedhja e asistentëve shkon me lobim. Unë mendoj që minimumin që mund të bëjnë ata është të shikojnë letrat. Madje është shumë e pandershme me dërgu email një ditë para mbledhjes edhe interesant krejt senati me e votu. Pas kësaj, në atë mbledhje vendoset që Naim Morinës, pa recension pozitiv, pa kualifikime, pa specializim, pa doktoratë, pa punime shkencore, notën më të ultë se unë, të zgjidhet asistent. Ndërsa mua pas 39 ditë më lëshojnë një vendim një vjeçar në lëndën Informatikë Farmaceutike si lëmoshë”, tha Koliqi.

Deklaratën e Rozafë Koliqit mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: