Gjatë shtatzënisë, placenta ngjitet normalisht në pjesën e sipërme të mitrës, larg qafës së mitrës.
Ndërsa pozicionin “previa” placenta bashkohet me pjesën e poshtme të mitrës, duke mbuluar të gjithë ose një pjesë të qafës së mitrës.
Kjo mund të jetë problematike më vonë gjatë shtatëzanisë, pasi mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë, duke çuar në një lindje të parakohshme shkruan VeryWellFamily përcjell Gazeta Shneta.
Ekzistojnë një sërë faktorësh të mundshëm që mund të rrisin mundësinë e një gruaje për të patur një pozicion të tillë të placentës.
Mos harroni, shansi juaj për të pasur një placenta previa është ende i ulët (rreth 1 në 200 gra në tremujorin e tretë), megjithëse rritet nëse keni një ose më shumë nga këta faktorë rreziku si:
– Pozicione të mëparshme të placentës previa;
– Mosha e përparuar e nënës;
– Të qenit shtatzënë me më shumë se një fëmijë (për shembull, binjakë ose trenjakë);
– Kirurgjia e mëparshme e mitrës, përfshirë seksionin cezarian (pavarësisht nga lloji i prerjes);
Për të mësuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Gjatë një ultratingulli të tremujorit të dytë, disa gra do të marrin një diagnozë të placentes previa.
Gratë e tjera mund të marrin një diagnozë të placentës previa kur fillojnë të kenë gjakderdhje.
Placenta previa është serioze si për nënën ashtu edhe për fëmijën.
– Komplikimet për foshnjen:
Lindja e parakohshme, kufizimi i rritjes intrauterine për shkak të perfuzionit të dobët të placentes, rrezik i shtuar i vdekjes perinatale / neonatale
Ky rrezik i shtuar i vdekjes perinatale ose neonatale është rezultat i bebeve që lindin herët.
– Komplikimet për nënën:
Lindja dhe këputja e parakohshme e membranave, nevoja për një lindje cezariane (kjo është e zakonshme), rrezik i shtuar i akretës së placentës (kjo ndodh kur placenta bashkohet direkt në muskulin e mitrës). /Gazeta Shneta /