Kanceri i fshikëzës vepron në mënyrë të fshehtë, që përbën 5 përqind nga kanceret tek Shtetet e Bashkuara të Amerikë, krahasuar me kancerin e gjirit, që përbën 12%.
Por, 5 përqind është një numër i madh dhe alarmant. Shoqata Amerikane e Kancerit vlerëson se deri në 80,000 raste të reja të kancerit të fshikëzës do të diagnostifikohen në vitin 2017-2018. Fatkeqësisht, shumica e simptomave të kancerit të fshikëzës mund të keqinterpretohen për sëmundje të tjera, gjë e cila kthehet në arsyen e humbjes së jetës për shumë pacientë.
Çfarë është kanceri i fshikëzës?
Qelizat në fshikëz mund të ndryshojnë dhe të ndalojnë së rrituri ose së bëri ashtu siç duhet. Këto ndryshime mund të rezultojnë në kancer. Disa nga simptomat e kancerit të fshikëzës janë:
Gurë në veshka dhe infeksionet e traktit urinar,
Tumore beninje si fibroma ose papilloma,
Djegie dhe dhimbje gjatë urinimit,
Hemorragji etj.
Shenjat dhe simptomat e kancerit të fshikëzës
Simptomat mund të ndahen në dy grupe: të hershme dhe të vona.
Simptomat e hershme të kancerit të fshikëzës:
Vështirësi gjatë urinimit,
Nevoja e shpeshtë për të urinuar,
Gjak në urinë,
Djegie gjatë urinimit.
Simptomat e vonshme të kancerit të fshikëzës:
Gungë në ije,
Ënjtje në këmbë,
Ethe,
Anemi,
Humbja e oreksit,
Humbje peshe,
Dhimbje në rektum, anus, legen ose në eshtra.
Si të parandaloni kancerin e fshikëzës
Eshtë e panevojshme të thuhet se parandalimi është gjithmonë më i mirë se kurimi. Ndiqni në mënyrë rigoroze këto këshilla:
Mos pini duhan,
Pini shumë ujë,
Hani fruta dhe perime,
Bëni një jetë të shëndetshme,
Mos e mbani gjatë urinën./Shije.al/