Testimi i koronavirus është zgjeruar në publikun më të gjerë. Por, ka pasur edhe raste që kanë shkuar të paverifikuara.
Këtu është një histori e këshilltares Fozia Shaheen mbi përvojën e saj pas prekjes nga virusi korona shkruan Express.co.uk
Fozia Shaheen është një këshilltare nga Bradford, West Yorkshire. Tani e rikuperuar plotësisht nga koronavirusi, ajo ndan historinë e saj se si tërë kohën ishte e përgjumur transmeton Gazeta Shneta.
“Unë thjesht do të flija dhe të flija…tërë kohën. Nuk është diçka që thjesht e merr si “kam pak ftohje”, i tha ajo burimit të Telegrafit dhe Argus.
Ndërsa, sa i përket simptomës së parë që iu shfaq asaj, u shpreh:
“Unë teksa po flisja me një nga kolegët e mi në telefon, pata një kollë të lehtë. Më pastaj, ndalova dhe vazhdova të kollitem gjatë”.
Më pas kishte kontaktuar NHS 111 ku u këshillua të izolohej, dhe menaxheri i saj ra dakord se ishte gjëja më e mirë për të bërë.
“Gjatë një jave isha shumë e sëmurë. Ndihesha e nxehtë, trupi im ishte sikur dikush të më kishte goditur me një çekiç. Të gjitha kockat e mia po më lëndonin”.
Edhe pse Fozia nuk u testua për koronavirus, ajo “kishte simptomat” e virusit.
“Kjo është arsyeja pse unë po ndaj historinë time”- përfundoi ajo. /Gazeta Shneta/