Sëmundja Covid-19, mund të shkaktojë një gamë të gjerë shenjash dhe simptomash.
Më të zakonshmet janë ethet, kolla e thatë dhe lodhja. Simptoma të tjera përfshijnë gulçim ose vështirësi në frymëmarrje, dhimbje të muskujve, të dridhura, dhimbje fyti, dhimbje koke ose dhimbje gjoksi shkruan MayoClinic, transmeton Gazeta Shneta.
Por Covid-19, gjithashtu mund të shkaktojë simptoma që mund të mos i prisni, duke përfshirë:
Simptomat gastrointestinale
Sëmundja Covid, mund të shkaktojë simptoma të lehta gastrointestinale, duke përfshirë humbjen e oreksit, të përziera, të vjella dhe diarre.
Humbja e nuhatjes ose shijes
Poashtu, mund të shkaktojë një humbje të re të nuhatjes ose shijes – pa bllokim të hundës.
Kjo zakonisht zgjat nëntë deri në katërmbëdhjetë ditë. Disa studime sugjerojnë se humbja e nuhatjes ose shijes mund të jetë një parashikues i hershëm i Covid-19.
Ndryshimet e lëkurës
Njerëzit e rinj me gjendje të butë të Covidit mund të zhvillojnë lezione të dhimbshme, kruarje në duar dhe këmbë. Më së shpeshti shfaqet në gishtrinjët e këmbëve duke i bërë ata më të përflakur.
Konfuzion
Covid-19, gjithashtu është raportuar të shkaktojë konfuzion tek njerëzit e moshuar, veçanërisht tek ata me infeksione të rënda.
Për të kuptuar më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KLIKO KËTU.
Probleme me sytë
Një nga problemet tjera që mund të sjellë Covid-19, është edhe konjuktiviti i manifestuar me skuqje, qepalla të ënjtura, lotim të tepërt dhe shkarkim të shtuar.
Infeksioni gjithashtu mund të shkaktojë ndjeshmëri të dritës dhe acarim. Këto simptoma janë më të zakonshme tek njerëzit me infeksione të rënda.
Shenjat dhe simptomat e Covid-19 mund të shfaqen dy deri në katërmbëdhjetë ditë pas ekspozimit ndaj virusit dhe mund të variojnë nga të lehta deri te ato të rënda. Nëse mendoni se mund të përjetoni simptoma të Covidit, telefononi mjekun tuaj. /Gazeta Shneta/