Vlerësimet e fundit tregojnë se më shumë se 520,000 amerikanë janë diagnostifikuar me kancer të tiroides, që është kanceri më i zakonshëm tek gratë në grupmoshën 20-34 vjeç.
Në fazat fillestare, kanceri i tiroides mund të mos shfaqë simptoma, transmeton Gazeta Shneta.
Por, ndërsa rritet, gjendja mund të shkaktojë simptoma të caktuara.
Gunga pa dhimbje ose ënjtje që gjendet në pjesën e përparme të qafës është shenja e parë që ndodh tek personat me kancer në gjëndra tiroide.
Një gungë në qafë, e fortë, nuk lëvizë në lëkurë ose nëse rritet me kalimin e kohës atëherë ky është njëri nga kancerët e gjëndrave tiroide.
Gungat e qafës gjithashtu mund të shkaktohen nga një gjendje më pak e rëndë, përfshirë një tiroide të zmadhuar. Sidoqoftë, rekomandohet të ta raportoni atë tek mjeku juaj.
Simptoma të tjera të kancerit të tiroides përfshijnë ndryshime në zë, dhimbe në qafë dhe fyt, nyje limfatike të ënjtura në qafë, vështirësi në gëlltitje, dhimbje në fyt.
Në raste të rralla, kanceri i tiroides mund të ndikojë në prodhimin e hormoneve tiroide dhe mund të çojë në diarre dhe skuqje.
Shkaqet e sakta të kancerit të tiroides mbeten të paqarta. Por, ekspertët besojnë se ndodh kur qelizat në tiroiden tuaj pësojnë ndryshime gjenetike. Qelizat anormale të tiroides grumbullohen dhe formojnë një tumor. /GazetaShneta/