Simptomat e kancerit të gjirit tek meshkujt

2017-04-29 në ora 19:53

Kanceri i gjirit është një sëmundje e cila prek kryesisht gratë midis moshës 45 dhe 55 vjeç.

Pasi një gazetar i panjohur tha në një intervistë të fundit se burrat gjithashtu vuajnë nga kanceri i gjirit, shumë njerëz pyesin nëse kjo deklaratë është e vërtetë.

Sipas “The Sun”, kjo sëmundje mund të prekë edhe meshkujt në një përqindje shumë të vogël, kryesisht ato mbi moshën 60 vjeç, transmeton Gazeta Monitor.

Është e nevojshme të tregohet se ka raste të njerëzve në Peru të prekur nga kjo sëmudje e keqe. Pavarësisht se ka vetëm vlerësime dhe jo statistika zyrtare, rritja e numrit është e konsiderushme.

Meshkujt duhet të dinë se gjendra e qumështit ekziston edhe në gjoksin mashkullor, dhe si rrjedhojë mundësitë janë të mëdha për shfaqjen e kancerit.

Sipas specialistëve, në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë një rritje në mënyrë dramatike të numrit të të prekurve me kancer në gji.

Ndaj, rekomandohen kontrollet e rregullta në mënyrë që të shmangni atë, sepse vetëm nëse kapet në fazën fillestare ekziston mundësia e shërimit.

Simptomat kryesore të kancerit të gjirit te meshkujt lidhen kryesisht me:

Ndryshimi në madhësinë ose formën e gjoksit
Skuqje të gjoksit
Ënjtje në sqetull ose në zonën përreth
Ndryshimi në cilësi të lëkurës
Dhimbje të vazhdueshme

Çdo grua duhet të bëjë vetë-ekzaminim të gjirit në bazë mujore, vlerësim klinik një herë në vit dhe mamografi pas moshës 40 vjeçare në bazë vjetore, shkruan shije.al.

Ky test i fundit ndihmon në zbulimin e hershëm të kancerit te pacientët të cilët nuk shfaqin simptoma të sëmundjes.

Por, tashmë duhet që edhe meshkujt t’i drejtohen mjekut për konsulta mjekësore për të parë nëse çcdo gjë shkon mirë me shëndetin e tyre.