Koronavirusi mund të prekë shumë organe dhe ka disa simptoma kryesore për të anuar deri tek ato më pak të zakonshme.
Shkencëtarët që përdorin të dhëna mbi shëndetin e katër milion njerëzve thonë se Covid ka gjashtë nën-tipe, shkruan BBC, përcjell Gazeta Shneta.
Simptomat me këto nëntipe përfshijnë:
Simptomat e ngjajshme me gripin por pa ethe: dhimbje koke, humbje nuhatje, dhimbje të muskujve, kollë, dhimbje të fytit, dhimbje gjoksi, mirëpo pa ethe.
Simptomat e gripit por me ethe: dhimbje koke, humbje nuhatje, kollë, dhimbje të fytit, ngjirurit e zërit, ethe, humbja e oreksit.
Simptomat gastrointestinale: dhimbje koke, humbje nuhatje, humbje të oreksit, diarre, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, pa kollë.
Lodhje (niveli i parë i rëndë i infeksionit SARS-CoV-2): dhimbje koke, humbje nuhatje, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje gjoksi, lodhje.
Konfuzion (niveli i dytë i rëndë): dhimbje koke, humbje nuhatje, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore.
Sistemi respirator (niveli i tretë i rëndë): dhimbje koke, humbje nuhatje, humbje të oreksit, kollë, ethe, ngjirje e zërit, dhimbje fyti, dhimbje gjoksi, lodhje, konfuzion, dhimbje muskulore, gulçim, diarre si dhe dhimbje barku.
Poashtu, sipas studiuesit të vjella, diarre dhe dhimbje barku mund të jenë një shenjë e infeksionit të koronavirusit edhe tek fëmijët. /Gazeta Shneta/