Pacientët me koronavirus tregojnë simptoma për një mesatare prej pesë ditësh, sipas një studimi të shkëncëtarëve të shëndetit publik që thotë se një periudhë karantine prej 14 dite është e “arsyeshme”.
Një vlerësim i saktë i periudhës së inkubacionit për një virus të ri e bën më të lehtë për ekspertët të parasikojnë dinamikën e shpërthimti dhe të gjejnë një ekuilibër midis masave të kontrollit drakonian dhe eliminimit të përhapjes, transmeton Gazeta Shneta.
Italia ka ndaluar të gjitha lëvizjet në të gjithë vendin dhe ka urdhëruar mbylljen e shkollave, palestrave dhe muzeve.
Një analize e infeksioneve COVID-19 ka zbuluar se një periudhë mesatare e inkubacionit prej 5 ditësh është më e gjatë sesa një ftohje tipike.
Studimi zbuloi se më pak se 2.5 përqind shfaqnin simptoma brenda 2.2 ditëve ndërsa 97.5 përqind shfaqnin simptoma brenda 11 ditësh.
Ekspertët e shëndetit publik kanë përdorur një periudhë 14 ditore karantine të bazuar në vlerësimeve të dhëna.
Studiuesit vlerësuan se për çdo 10,000 individë të karantinuar për 14 ditë, vetëm rreth 101 zhvillonin simptoma pasi lëshoheshin nga karantina.
Studimi u botua në revistën “Annals of Medicine Medicine”, shqyrtoi 181 raste të zbuluara para 24 shkurtit, ku diheshin datat e mundshme të ekspozimit. /GazetaShneta/