Niveli i gjakut në trup tregon edhe sasinë e glukozës në gjak. Glukoza është një lloj i sheqerit, i cili është burimi kryesor i energjisë për trupin.
Përmes ushqimit ne marrim sasinë e nevojshme të glukozës. Pastaj, glukoza bartet në të gjitha qelizat e trupit nëpërmjet gjakut. Kur të arrijmë në sasinë e tepërt të glukozës në gjak, ajo quhet Hiperglicemia. Kjo ngjanë atëherë kur trupi nuk mundet të shfrytëzoj glukozën në mënyrën e duhur (diabeti i tipit 2).
Megjithatë, jo gjithmonë kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë, do të thotë se keni diabetin. Në disa raste, shumë persona që kanë hipergliceminë, nuk kanë asnjë shenjë të diabetit në organizëm.
Gjithsesi, nëse keni këto simptome të poshtëshënuara, do të thotë se niveli i sheqerit në gjakun tuaj është i lartë, dhe duhet të konsultoheni me doktorin tuaj, për të bërë analizat në mënyrë që të dihet konkretisht mjekimi që duhet të merrni, shkruan Talkchick.com, transmeton Gazeta Shneta.
Urinim të shpesht/apo edhe gjatë gjumit
Thatësirë në gojë
Vështirësi ne koncentrim
Shikim i mjegullt
Impotencë
Eshtje e shpeshtë
Shërim i ngadalshëm i plagëve apo prerjeve të vogla
Probleme me stomakun
Lodhje konstante dhe plogështim ekstrem
Infeksione të ripërsëritura
Lëkurë e thatë
Oreks konstant
Shtim i peshës vetëm në pjesën abdominale
Probleme me nervat. /Gazeta Shneta/