Lajm i mrekullueshëm, padyshim që do të jetë për ju, kur do të kuptoni se do të bëheni nënë për herë të dytë.
Kësaj radhe, mbase është shtatzënia juaj e dytë pritet që të kaloni më lehtë, pasi të gjitha simptomat e shqetësimet janë të njohura për ju shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
A ka simptoma të shtatzëisë që mund të jenë të ndryshme gjatë shtatzënisë së dytë?
Përgjatë shtatzënisë së dytë, trupi juaj ka mësuar për të gjitha sfidat e shtatzënisë. Andaj, simptomat që mbani mend nga shtatzënia juaj e parë, këtë herë do të jenë intensive.
-Simptomat e mëngjesit
Po, përsëri do të jetë e pranishme, mirëpo kësaj radhe mund të jenë më e shpesh në momentin do të ndjeni aroma ‘të pakëndshme’ për ju.
-Ndryshimet në gji
Butësia dhe ndjeshmëria që keni ndjerë gjatë shtatzënisë suaj të parë këtë herë mund të mos duket e theksuar.
-Forma e barkut tuaj
Është e vërtetë, barku juaj në shtatzëninë e dytë mund të duket qysh herët. Kjo ndodh sepse shtatzënia juaj e parë ka liruar muskujt e barkut dhe të mitrës.
-Lëvizjet e para
Ju mund të ndjeni që foshnja juaj po lëviz më herët këtë herë./Gazeta Shneta/