Simptomat Covid-19 kanë treguar që variojnë nga një kollë e re, e vazhdueshme deri te simptomat gastrointestinale të tilla si diarreja.
Sipas një raporti nga ‘Stanford Medical’ të botuar në revistën Gastroenterology, një e treta e pacientëve me Covid paraqitën me simptoma gastrointestinale, duke përfshirë të përziera, të vjella, humbje të oreksit ose diarre, shkruan BestLife, transmeton Gazeta Shneta.
Duke mbledhur të dhëna nga 116 pacientë që rezultuan pozitivë për koronavirusin gjatë muajit mars, studiuesit zbuluan se gati 32 përqind raportuan këto simptoma, me shumicën që e përshkruanin rastin e tyre si “të lehtë”.
Studimi raportoi se 22 përqind e pacientëve humbën orekset e tyre, ndërsa 22 përqind përjetuan të përziera dhe të vjella dhe 12 përqind kishin diarre.
“Në grupin tonë aktual të pacientëve, të gjithë pacientët kishin simptoma të frymëmarrjes përpara zhvillimit të simptomave gastrointestinale”, tha Dr. Alexander Podboy, bashkëautor i studimit.
Pra, asnjë pacientë nuk kishe simptoma gastrointestinale si të vetme, por fillimisht u zhvilluan simptomat e frymëmarrjes e pastaj ato të traktit gastrointestinal u shpreh Dr. Podboy. /Gazeta Shneta/