Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë ka reaguar për një takim që është mbajtur sot ndërmjet drejtuesve të SHSKUK-së dhe Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë.
Në këtë takim nuk kanë marr pjesë përfaqësues të infermierëve, as nga institucionet dhe as nga sindikata. Për këtë arsye ka reaguar Sindikata e Infermierëve e cila përveç që ka shprehur keqardhje për mosprezencën e tyre, thotë se nuk u ftuan për shkak se manipulimi me opinionin nga ky takim do të ishte më i vogël nëse do të merrnin pjesë edhe ata, transmeton Gazeta Shneta.
Lexoni reagimin e plotë:
Shoqata Sindikale e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, shprehë keqardhje për mosprezencën e përfaqësuesve institucional dhe atyre sindikal të infermierëve në takimet ku diskutohet për të ardhmen tonë.
Nëse mosprezenca jonë arsyetohet me shpalosjen e fakteve dhe argumenteve se pse ky Ligj i Pagave duhet korrigjuar, me të drejtë ka qenë injorimi ynë pasi ne kemi argumente me ç’rast mundësia e manipulimit me opinionin kishte me qenë e vogël .
Deklaratat e tyre që të gjitha palët janë të knaqura janë të pavërteta dhe tregojnë tendencë të minimizimit të seriozitetit të problemit dhe defaktorizimit të infermierit si institucion pasi që dihet që ne nuk jemi të kënaqur me këtë ligj.
Duke ftuar institucionet të reflektojnë dhe të mirëpresin bashkëpunimin tonë në zgjidhjen e prroblemeve dhe paknaqësive tona, njëherit ftojmë komunitetin të kenë besim në institucionin e Avokatit të Popullit dhe të presim përgjigjien.
Kryesia e SHSIMP
Prishtinë, 04/12/2019