Sindikata e Infermierëve ka ftuar anëtarët e saj në protestë të mërkurën, nëse Qeveria nuk i përmbush kërkesat e tyre për pagesën shtesë prej 300 eurove deri të martën.
Reagimi i SIMP vjen pas refuzimit të Ministrisë së Shëndetësisë të listave të dërguara për pagesën shtesë prej 300 eurove, për të gjithë infermierët e sektorit publik, me arsyetimin se këto lista nuk janë në përputhje me vendimin e Qeverisë e cila ka përfshirë vetëm punëtorët shëndetësorë që kanë punuar direkt me Covid-19.
“Në kohën kur Kosova dhe populli ynë kishin nevojë për ne, ishim ne ata që iu përgjigjëm thirrjes dhe përmbushëm obligimin tonë, andaj ju ftojmë që edhe ju t’i përmbushni obligimet ndaj shtyllës esenciale të sistemit shëndetësor”, thuhet në reagim.
Reagimin e plotë mund ta lexoni më poshtë. /Gazeta Shneta/