Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, Blerim Syla, ka bërë të ditur kushtet në bazë të të cilave do të hiqte dorë nga kërkesa për rritje rrogash.
“Nëse Qeveria do t’i punësonte stafin mjekësor në përpjestim me numrin e popullsisë në Kosovë dhe nuk do të tallej me specialistët e pa punë, atëherë ne do të hiqnim dorë nga kërkesat për rritje rrogash”, ka deklaruar Syla në Klan Kosova.
Syla ka shtuar se janë të mashtruar vazhdimisht nga Qeveria dhe se BSPK-ja nuk ka ndërmarr asgjë për t’i përkrahur në kërkesat e tyre. /Gazeta Shneta/