Koronavirusi i shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë ka përfshirë shumicën e vendeve të botës.
Disa ekspertë kanë deklaruar se përmirësimi i motit mund të ndalojë përhapjen, pasi viruset shfaqen në kushte të motit të ftohtë. Hulumtuesi mjekësor në ushtrinë e SHBA-së Nelson Michael, ka parashikuar ndryshim të kursit të virusit pas përmirësimit të motit, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Por vendet me mot të ngrohtë për fat të keq kanë pasur përhapje të virusit. Më shumë se 100 raste janë konfirmuar në Singapor ku moti është goxha i ngrohtë.
Poashtu Australia, Brazili dhe Argjentina, të cilat janë pothuajse në gjysmë të verës, kanë raportuar disa raste të koronavirusit. Poashtu vendet që kanë mot të ngrohtë si Irani dhe Italia, janë dy prej vendeve më të goditura pas Kinës nga koronavirusi. /Gazeta Shneta/