Singapori ka miratuar përdorimin e vaksinës së koronavirusit të Pfizer dhe dërgesa e parë do të mbërrijë në fund të këtij muaji, tha kryeministri Lee Hsien Loong gjatë ditës së sotme.
Kyreministri Lee tha se Singapori, me një buxhet prej më shumë se 1 miliard dollarë (559 milion £ për vaksinat), ka “vendosur bast të shumfishtë” duke nënshkruar marrëveshje paraprake blerjeje me prodhuesit e vaksinave duke përfshirë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech, Moderna Inc. dhe Sinovac të Kinës, shkruan The Guardian.
Ndër të tjera, Lee tha se vaksinat do të jepeshin mbi baza vullnetare dhe do të ishin falas për qytetarët dhe banorët afatgjatë, transmeton Gazeta Shneta.
Ai shtoi poashtu se me disa ministra të vjetër të kabinetit do të vaksinoheshin më parë si një demonstrim se vaksinat janë të sigurta.
Prioritet do t’u jepet punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe personelit të vijës së frontit, si dhe të moshuarve dhe njerëzve të tjerë të prekshëm, para pjesës tjetër të popullsisë, tha ai.
“Tani që vaksinat janë në dispozicion, ne mund të shohim dritë në fund të tunelit,” tha Lee.
“Sa më shumë prej nesh të vaksinohemi, aq më e vështirë do të jetë që virusi të përhapet dhe më të sigurt do të jemi të gjithë ne si shoqëri”. /Gazeta Shneta/