Deputeti i PDK’së, Memli Krasniqi, ka bërë një huqje të madhe në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini.
Duke folur për shëndetësinë kosovare, Krasniqi ka lavdëruar punën e PDK’së në kreun e Ministrisë së Shëndetësisë në mandatin e kaluar.
Ai ka thënë që kur PDK’ja e mori drejtimin e ministrisë më 2017, i gjeti vetëm 14 ventilatorë, ndërsa e lanë me 142 ventilatorë.
“I kemi gjetur vetëm 14 ventilatorë, i kemi lënë 142”, u shpreh ndër të tjera Krasniqi.
Kjo informatë është e pasaktë pasi vetëm QKUK’ja në vitin 2017 kishte së paku 50 ventilatorë. /Gazeta Shneta/