Në të vërtetë, qarja nuk është vetëm e shëndetshme për ju, por është gjithashtu një shenjë e forcës dhe elasticitetit.
Këtu janë disa nga arsyet pse ju duhet të ndiheni të fuqizuar, jo patetik, pasi të qani shkruan The Hearty Soul, transmeton Gazeta Shneta.
Një studim i vitit 1983 nga Shoqata Psikologjike Amerikane tregoi se shumica e njerëzve ndjehen më të lehtësuar pasi qajnë, pasi që lirohen nga stresi i marrëdhënieve ndërpersonale dhe mendimeve e shqetësuese apo trishtuese.
Lotët janë një nga mënyrat më të mira për të kanalizuar dhe filtruar mendimet dhe ngjarjet që na shkaktojnë shqetësim ose pikëllim. Mbajtja e emocioneve dhe lotëve mund të çojë në dëmtime afatgjata psikologjike.
Një studim tjetër, i vitit 1964 zbuloi se njerëzit reagojnë më pak negativisht dhe më me dhembshuri ndaj njerëzve që qajnë. Studimi shihte reagimin emocional të vetë-raportuar të njerëzve kur ata ishin në prani të një personi që ishte duke qajtur.
Nëse ju qani pothuajse vazhdimisht, ju duhet të shkoni tek ndonjë këshilltar ose terapist. Episodet kronike të të qarit mund të jenë shenja të depresionit dhe ankthit që mund të lindin nga një numër rrethanash.
Këto kushte ndikojnë miliona njerëz në të gjithë globin dhe mund të çojnë në vetëdije ose madje edhe në vetëvrasje nëse nuk adresohen tek psikologu./Gazeta Shneta/