Të dhënat nga Kina dhe Italia tregojnë rrezik më të lartë të infeksioneve dhe komplikimeve të COVID-19 te njerëzit me presion të lartë të gjakut.
Në Kinë, 25% deri 50% të njerëzve me COVID-19 kishin tension të lartë ose një gjendje tjetër shëndetësore si kanceri, diabet ose sëmundje të mushkërive shkruan Webmd, transmeton GazetaShneta.
Si ndikon koronavirusi tek njerëzit me presion të lartë të gjakut?
Presioni i lartë i gjakut dëmton arteriet dhe zvogëlon rrjedhën e gjakut në zemrën tuaj. Kjo do të thotë që zemra juaj duhet të punojë më shumë për të pompuar gjak të mjaftueshëm.
Koronavirusi mund të dëmtojë zemrën drejtpërdrejt, i cili mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm nëse zemra juaj tashmë është dobësuar nga efektet e presionit të lartë të gjakut.
Virusi mund të shkaktojë inflamacion të muskujve të zemrës të quajtur miokardit, gjë që e bën më të vështirë pompimin e zemrës.
Studimet e kaluara kanë treguar që njerëzit me sëmundje të zemrës që marrin një sëmundje të frymëmarrjes si gripi ose llojet e mëparshme të koronavirusit, kanë më shumë rrezik për një sulm në zemër./GazetaShneta/