Një numër i madh i faktorëve si – infeksione, stresi, sëmundjet dhe alergjitë – mund të aktivizojnë sistemin imunitar. Kjo shkakton që proteinat të lëshohen si pjesë e një përgjigje inflamatore.
Hulumtimet e mëparshme në kafshë kanë treguar se disa nga këto proteina mund të ndikojnë te pasardhësit shkruan WebMD.
Për të mësuar më shumë, hulumtuesit studiuan gratë e reja përmes shtatzënisë, lindjes dhe deri sa fëmijët e tyre ishin të vegjël.
Ata zbuluan se funksionimi i trurit afatshkurtër dhe afatgjatë i fëmijës mund të ndikohet nga aktiviteti i sistemit imun të nënës gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë transmeton Gazeta Shneta.
Gjetjet përfshin ndryshime në normën e zemrës së fetusit te gratë shtatzëna të cilat tregonin shenja të inflamacionit.
Duke përmendur lidhjen midis shkallës së zemrës së fetusit dhe sistemit nervor, studiuesit thanë se ndryshimet në normën e zemrës tregojnë se inflamacioni i nënës ka filluar të ketë efekt edhe para lindjes.
Në javët e para pas lindjes, skanimet e trurit të marra nga të sapolindurit zbuluan ndërprerje në komunikimin mes rajoneve të ndryshme të trurit tek fëmijët ku nënat e të cilëve kishin proteina të ngritura gjatë shtatëzanisë që sinjalizonin inflamacionin.
Pastaj, kur fëmijët ishin 14 muajshe, testimi tregoi dallimet në aftësitë motorike, zhvillimin e gjuhës dhe sjelljen në mesin e fëmijëve të nënave, ku sistemet imune të të cilave ishin aktivizuar nga inflamacioni./ Gazeta Shneta/