Ministri i Ekonomisë në Gjermani, Peter Altamaier, ka paralajmëruar se vendi po përballet me një rritje eksponenciale të rasteve me Covid-19.
Përgjatë një komunikate, Altmaier tha se rritja eksponenciale po përsëritet dhe duhet vepruar para se situata të dal jashtë kontrollit shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Ndërkohë, numri i pacientëve me covid-19 të hospitalizuar shënoi një rritje të jashtëzakonshme ditën e enjte.
Të dhënat kanë treguar se gjatë ditës së djeshme janë raportuar 4,339 pacientë, prej tyre 60% kishin nevojë për respiratorë.
Në 24 orët e fundit, Gjermania shënoi 29,875 raste pozitive dhe 598 viktima./GazetaShneta/