India, burimi i shpërthimit më të rëndë në botë me koronavirus, ka raportuar më shumë se 17.6 milion raste që nga fillimi i pandemisë vitin e kaluar.
Por në lidhje me numri real, ekspertët kanë frikë se mund të jetë deri në 30 herë më i lartë – që do të thotë më shumë se gjysmë miliardë raste të infektimit me sëmundje COVID, shkruan CNN përcjell Gazeta Shneta.
Punonjësit shëndetësorë dhe shkencëtarët në Indi kanë paralajmëruar prej kohësh që infeksionet COVID-19 dhe vdekjet e lidhura me sëmundjen nuk raportohen dukshëm për disa arsye, duke përfshirë infrastrukturën e dobët, gabimin njerëzor dhe nivelet e ulta të testimit.
“Vitin e kaluar kemi vlerësuar se vetëm një në rreth 30 infeksione po kapet nga testimi, kështu që rastet e raportuara janë një nënvlerësim serioz i infeksioneve të vërteta,” tha Ramanan Laxminarayan, drejtor i Qendrës për Dinamikën e Sëmundjeve, Ekonomisë dhe Politikës në New Delhi. /Gazeta Shneta/