Nga 2,174 testime të kryera janë konfirmuar pozitiv me covid-19 656 raste pozitive në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e cila tutje ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, kurse 321 pacientë të tjerë janë shëruar shkruan Syri.net, transemton GazetaShneta.
656 rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki:
131 raste në Tiranë, 78 në Lezhë, 47 në Gjirokastër, 46 në Krujë, 44 në Durrës, 31 në Vlorë, 28 në Berat, 27 në Sarandë, 24 në Elbasan, nga 22 raste në Kavajë, Përmet, 18 në Kukës, nga 17 raste në Kurbin, Lushnje, nga 16 raste në Librazhd, Gramsh, 15 në Tropojë, 12 në Pukë, 11 në Malësi e Madhe, nga 7 raste në Tepelenë, Kolonjë, nga 5 raste në Mat, Bulqizë, 3 në Korçë, 2 në Dibër, nga 1 rast në Fier, Pogradec, Delvinë, Peqin, Kuçovë.
Ndërkohë, aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 15 në terapi intensive, 4 pacientë janë të intubuar./GazetaShneta/