Dita Botërore e Larjes së duarve shënohet çdo vit më 15 tetor, por sivjet për shkak të pandemisë Covid-19 po i kushtohet më shumë rëndësi.
Kjo Ditë ndërkombëtare ka për qëllim që të promovoj higjienën e duarve tek njerëzit, për të parandaluar marrjen e infeksioneve dhe sëmundjeve të ndryshme, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Nëse duart nuk pastrohen rregullisht, atëherë përmes prekjes së gjësendëve njerëzit mund të marrin koronavirusin apo baktere të ndryshme dhe t’ua shpërndajmë ato njerëzve të tjerë.
“Covid-19 tregon më së miri rëndësinë e pastrimit të duarve me ujë dhe sapun. Është një nga mënyrat më të thjeshta dhe më të lehta për të parandaluar infeksionin dhe për të qëndruar të shëndetshëm”, thotë Dr. Vincent Hill, shef i departamentit për parandalimin e sëmundjeve në CDC.
“Shumë mikrobe që mund të shkaktojnë sëmundje tek njerëzit, shpërndahen përmes duarve të papastruara me sapun dhe ujë. Larja e duarve mund të parandalojë sëmundjen e 1 në 3 njerëz nga diarreja dhe 1 në 5 njerëz nga sëmundjet respiratorë. Prandaj është kaq e rëndësishme të lani duarg, sidomos pasi të keni shfrytëzuar tualetin, kur përgatitni ushqim, para se të hani, dhe pasi të teshtini ose të keni fryrë hundët”, ka deklaruar Hill.
Më poshtë në video Dr. Sanjay Gupta shpjegon mënyrën se di duhet pastruar duart. /Gazeta Shneta/