Një grup i fëmijëve që janë shëruar nga sëmundja e leukemisë fal donacioneve nga organizatat dhe shteti i Italisë, po vizitojnë këtë vend pas disa viteve të trajtimit.
Fëmijët e shëruar nga sëmundja e leukemisë nëpërmjet organizatës “Cure2children” me donacione nga organizatat dhe shtetit Italian, po qëndrojnë për vizitë në qytetin Pisa.
Njëri nga mjekët i cili ka kontribuar për trajtimin dhe shërimin e këtyre fëmijëve, Dr. Roberto Valerio, e ka përshkruar me emocione ritakimin me fëmijët që dikur i kishte parë në gjendje ndërmjet jetës dhe vdekjes.
“Të gjithë këta fëmijë i kam takuar në shtretërit e spitalit në gjendje ndërmjet jetës dhe vdekjes, në një spital para 12 vjetësh që s’kishte mundësi dhe kushte adekuate për t’i trajtuar dhe shëruar ata”, ka shkruar mjeku Italian.
“Jeta e tyre dhe kjo vizitë në këtë vikend i detyrohet bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe përkrahjes së tyre për disa vjet radhazi. S’ka asgjë më të rëndësishme sesa një fëmijë, dhe s’ka asgjë më me rëndësi sesa trajtimi dhe shërimi i një fëmije”, ka shkruar tutje Valerio.
Më poshtë mund të gjeni postimin e tij origjinal në Facebook. /Gazeta Shneta/