Në internet është publikuar një video ku shfaqet një ndihmës infermier që godet me shkelm një grua shtatzënë.
“Daily Mail” shkruan se incidenti u kap nga kamerat e sigurisë në një spital në qytetin e Valparaisos, në bregun e Kilit Qendror.
Ndihmës infermieri dhe gruaja, një infermiere që punon në spital dhe që është shtatzënë, janë filmuar teksa debatojnë me njëri-tjetrin në korridor.
Por më pas grindja e tyre është përshkallëzuar dhe burri e godet atë me shkelm në stomak.
Sipas “Daily Mail”, sherri mes tyre ka zgjatur 3 minuta derisa kanë ndërhyrë rojet e sigurisë së spitalit.