Skandali i “Stentave”, drejtori i Spitalit të Gjakoves vazhdon punën ndonëse akuzohet për keqpërdorime

2018-10-13 në ora 07:45

Pas rastit ‘Stenta’ të gjithë mjekët që kanë punuar si menaxherë në QKUK si dhe në spitalet rajonale janë larguar nga këto pozita.

Kjo për shkak se rasti ‘Stenta’ përfshin ish-menaxherë me akuza për korrupsion, por i vetmi menaxher që vazhdon të jetë në një pozitë drejtuese, edhe përse ka aktakuzë është drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani.

Po kështu seanca e cila është planifikuar për të hënën është shtyer për shkak të arsyetimit të Asllanit se ka takim me ministrinë  e Shëndetsisë, Uran Ismaili.

I kontaktuar nga gazeta Koha Ditore, drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, ka thënë se përderisa e ndien veten të pafajshëm në këtë rast nuk ka arsye që të japë dorëheqje.