Poliklinika “Zatriqi” në Prishtinë e cila merret edhe me kirurgji plastike, ka shfrytëzuar pacientet e saj për të bërë marketing në Facebook.
Deri këtu kishte me qenë krejt në rregull, sikur kjo poliklinikë të mos i publikonte fotografitë e pacienteve krejt të zhveshura, shkruan Gazeta Shneta.
“Zatriqi” ka publikuar fotografi të pacienteve ku nuk shihen pacientet të cilat kanë bërë intervenime në zmadhimin e gjoksit.
Fotografitë para dhe pas (+18) nuk janë mbuluar fare duke shkelur rëndë privatësinë e pacienteve.
Madje në një rast ka publikuar fotografinë e një gruaje komplet të zhveshur, duke mbuluar vetëm pjesët intime me disa simbole.
Gazeta është detyruar që t’i mbulojë me ngjyrë të zezë pjesët intime të këtyre grave. Por më poshtë mund t’i shihni postimet origjinale të Poliklinikes ne Facebook.
Kjo lirisht mund të konsiderohet si skandal i një poliklinike e cila shfrytëzon gjoksin e pacienteve për të joshur klientë. /Gazeta Shneta/