Gruaja e shqetësuar shkoi në një spital dhe kërkoi të testohej për koronavirus pasi një i afërm vdiq nga Covid-19, dhe dy ditë më vonë ajo ishte duke u trajtuar në spital për të njëjtin shkaktar.
Skanimet me CT gjetën pneumoni të Covid-19 në mushkëri të një gruaje të shëndetshme e cila nuk po shfaqte simptoma të virusit shkruan Mirror.co.uk
Skanimet e zbuluara të saj tregojnë për njollat e bardha si ‘qelqi të ngrirë’ – ose lëng në hapësirat në mushkëri – të cilat gjenden zakonisht në rrezet X të pacientëve me raste të rënda përcjell Gazeta Shneta.
Duke analizuar skanimet nga pacientët në mbarë botën, mjekët kanë qenë në gjendje të identifikojnë anomalitë specifike të shkaktuara nga Covid-19 dhe modelet janë të ngjashme me ato që gjenden tek viktimat e shpërthimeve SARS dhe MERS./Gazeta Shneta/