Skanimet në ultrazë na kanë dhënë një pasqyrë të pabesueshme se cilat lloje të lëvizjes mund të bëjnë fëmijët dhe kur mund ta bëjnë këtë gjë.
Fëmija juaj do të fillojë të lëviz shumë kohë para se ju ta ndjeni atë, dhe lëvizjet e tij do të ndryshojnë kur të rritet dhe zhvillohet më tutje.
Në javën e shtatë dhe të tetë, foshnja juaj fillon duke u përkulur anash dhe duke bërë lëvizje të vogla dhe befasuse, transmeton Gazeta Shneta.
Në javën e nëntë ai mund të lëviz krahët dhe këmbët e tij të vogla, poashtu gjatë kësaj kohe bebja mundet edhe të thithë dhe gëlltisë.
Në javën e 10 ai mund të lëvizë kokën, të prek fytyrën e tij të hap nofullën dhe të bëjë zgjatime.
Në javën e 14 fillon të lëvizë sytë ndërsa në javën e 15 fillon të thith gishtin e tij të preferuar.
Gradualisht, lëvizjet e foshnjës suaj do të bëhen mjaft të forta dhe ju filloni t’i ndjeni ato, së pari do të jenë si një rrahje e lehtë pastaj ndjesi që rrotullohet e të ngjashme./Gazeta Shneta/