Shtatzënia e Kali Sachs ishte duke shkuar normalisht deri në javën e 34-të.
“Unë vazhdoja të ankohesha se kisha shumë dhimbje”, thotë Kal për Kidspot. “Fëmija kishte kaluar nën brinjën time dhe stomaku im ishte rritur për katër javë më shumë.”
Kal dhe burri i saj, Ruel Mitchell, kishin bërë përpjekje për një vit që të mbetej shtatzënë. Të gjitha shtatzënitë janë të çmuara, por sidomos një shtatzëni e tillë.
Shanset e 26-vjeçares për t’u mbetur shtatzënë ishin të pakta, për shkak të endometriozës dhe cistës ovariane.
Ata ishin dy javë larg nga takimi i tyre i parë për IVF, kur Kal mbetej shtatzënë. Kur problemet e Kal filluan në javën e 34-të, gëzimi i çiftit u kthye në frikë.
Mjekët planifikuan një skenim dhe gjendën diçka alarmante: bebi kishte krainosintozë, që do të thotë se pllakat e buta dhe të lëvizshme të kafkës së bebes ishin shkrirë së bashku para kohe.
Truri i saj po rritej në pjesën e sipërme të kafkës së saj, gjë që ishte arsyeja përse foshnja i sjellte dhimbje brinjëve të Kal.
“Mendimi im i parë që kaloi në mendje ishte nëse foshnja do mbijetonte.”
Simptomat e anomalisë të këtij fëmije shkaktonin ngecje në tru, por fatmirësisht April është duke u përmirësuar./Gazeta Shneta/