Imagjinoni një botë pa pelena. Mendimi i parë që të vjen ndërmend është një makth i vërtetë.
Pelenat janë një ‘dhuratë’ nga Perëndëia për nënat, por pelenat çojnë edhe në skuqjen e bebeve.
Dermatitis, është emri mjekësor për skuqjen në zonën e pelenave, që mund t’ju mbajë zgjuar për netë të tëra.
Kur skuqja kalon në zonën delikate të pelenës, mund të bëjë jetën e foshnjës vërtetë një mjerim, transmeton Gazeta Shneta.
Ka agjentë të shumtë që mund të shkaktojnë skuqjen në zonën e pelenës, por shkaku më i zakonshëm është ajo e quajtur maja Candida.
Nëse fëmija juaj është 4 deri në 15 muaj, gjasat janë shumë të larta që ai/ajo të përfitojë skuqjen në këtë zonë mjaft delikate.
Si mund ta largoni:
-Pastërtia, mënyra e parë dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është që të mbani zonën e pelenave sa më pastër dhe të thatë. Lani zonën me butësi me ujë dhe me një leckë të pastër çdo herë që ndërroni ndonjë pëlhurë të foshnjës, lajeni.
-Ndërroni pelenën më shpesh, sa më shumë që të keni mundësi.
-Jepni kohë foshnjës suaj për t’u veshur, shtrojeni atë në një leckë të pastër por pa pelena çdo ditë, dhe më pas pastrojeni.
-Duart tuaja duhet të jenë të pastërta sa herë që ndërroni pelenën e foshnjës.
Kjo do të parandalojë nga agjentët dhe bakteret e tjera për t’u transferuar në beben tuaj./Gazeta Shneta/