Soda e bukës përdoret në shumë maska të cilat mund t’i përgatisni në shtëpi.
Ajo shërben si pastrues i lëkurës.
Është perfekte për lëkurën e ndjeshme dhe ka efekt më të mirë se sa sheqernat.
Përbërësit
Një të verdhë të vezës
Një lugë sodë buke
Përgatitja
Merrni vetëm të verdhen e vezës dhe hidheni në një enë, pastaj mbi të hidhni një lugë sodë të bukës.
Përzieni mire derisa të krijohet një masë homogjene.
Këtë masë e vendosni në fytyrë dhe e lini të thahet për 15 minuta pastaj e shpërlani me ujë të vakët.