Procesi i humbjes së peshës është me të vërtetë i vështirë.
Por, zonja dhe zotërinj, nuk keni pse të shqetësoheni, sepse në këtë artikull do t’ju tregojmë një sekret të përshpejtimit të procesit të humbjes së peshës.
Krejt çka duhet bërë është ta shtoni një përbërës të thjeshtë në dietën tuaj të shëndetshme – sodën e bukës, transmeton Gazeta Shneta.
Në këtë artikull, do t’iu tregojmë 3 receta të thjeshta, si të përfshini sodën e bukës në dietë dhe ta përshpejtoni procesin e humbjes së peshës. Do të mahniteni nga rezultatet!
1.Sodë buke me lëng limoni
1 lugë çaji sodë buke
1/2 filxhan me ujë
Lëng limoni ose grejpfrut
Instruksionet:
- Shtoni sodën e bukës në një gotë me ujë.
- Përzieni deri sa të shpërbëhet.
- Shtoni limon ose lëng grejpfrut.
- Pini këtë përzierje në mëngjes, menjëherë pasi të zgjoheni.
- Pas 20 minutash, merrni vaktin tuaj të mëngjesit.
2.Soda e bukës dhe uthulla e mollës
1/2 lugë çaji sode buke
2 lugë gjelle uthull molle
1 filxhan me ujë
Ndiqni udhëzimet e thjeshta:
- Përzieni sodën e bukës me uthull molle.
- Shtoni këtë përzierje në një gotë me ujë.
- Sigurohuni që ta konsumoni atë para vaktit të mëngjesit.
3.Sodë buke me fruta
1 filxhan luleshtrydhe
1 copë gjethe të freskëta nenexhiku
lëng të 2 limonave
2 gota ujë
½ lugë sodë buke
Ndiqni udhëzimet e thjeshta:
- Vendosni të gjithë përbërësit në një procesor të ushqimit ose mikser, dhe përzieni deri të zbutet.
- Konsumojeni këtë pije ‘super të shëndetshme’ 2 herë në ditë!/Gazeta Shneta/