Është pikëpyetje e vjetër nëse dëshira për marrëdhënie seksuale ndikon në përcaktimin e gjinisë së bebes në shtatzëni. Deri më tani nuk ka ndonjë konstatim shkencor, por një sondazh ka arritur të nxjerr të dhëna interesante.
Nënat i janë përgjigjur pyetjes nëse dëshira seksuale ka ndikuar në gjininë e bebes së tyre kur kanë mbetur shtatzënë? Përgjigjet e tyre do t’ju habisin, transmeton Gazeta Shneta.
“Kam lindur vajzë dhe nuk isha shumë e interesuar për seks” – Kësaj pyetje i janë përgjigjur me Po tetë nëna. “Kam lindur vajzë dhe kisha shumë dëshirë për seks”, – Kësaj pyetje i janë përgjigjur 13 nëna.
“Kam lindur djalë dhe nuk isha shumë e interesuar për seks”, – Në këtë pyetje janë përgjigjur pozitivisht 12 nëna. “Kam lindur djalë dhe kisha shumë dëshirë për seks”, – Kanë deklaruar 17 nëna, më së shumti nga të gjitha pyetjet.
Disa prej nënave kanë deklaruar se kanë pasur shtatzëni unike dhe nuk i kanë vërejtur ndikimin e dëshirës seksuale. /Gazeta Shneta/