Këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj, ka një vajzë, të cilën e kishte pagëzuar Anna, nga martesa paraprake që kishte me Mirko-n, i nacionalitetit Italian.
Sidoqoftë, ajo është tashmë është me një lidhje dashurie me Klevin, për të cilin ende nuk është përcaktuar nëse do ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesë.
Këngëtarja në lidhje me të gjitha këto ka folur në një bisedë me aktoren Rudina Dembacaj.
Rudina Dembacaj: Si do ta përkufizoje marrëdhënien me Klevin?
Soni Malaj: Ne të dy jemi shumë të pjekur. Nuk është se jemi në të 20-at dhe lëmë zënkat, dramat. Është marrëdhënie e pjekur, është me këmbë në tokë, e menduar mirë dhe dashuria është prezente, por mbi të gjitha respekti dhe mirëkuptimi.
Rudina Dembacaj: Cfarë ndryshimi kanë meshkujt shqiptarë nga ata të huaj?
Soni Malaj: Unë i kam njohur të gjithë. Varet nga nacionalitetet. Cdo gjë ka të bëjë me familjen, nga kultura vetjake, nga formimi.
Rudina Dembacaj: Ke thënë ndonjëherë cfarë janë këto budalliqe, unë dua njeriun, cfarë më intereson familja?
Soni Malaj: Edhe unë për njeriun jam nisur por e kam vlerësuar atë njeriun me sytë e zemrës, jo me sytë e mendjes.
Rudina Dembacaj: Po dasmat e huaja nga ato shqiptare?
Soni Malaj: Nuk kam bërë dasmë.
Rudina Dembacaj: Do bësh dasmë me Klevin?
Soni Malaj: Jo. Kur digjesh nga qulli, i fryn edhe kosit.
Rudina Dembacaj: Je gati për një fëmijë të dytë?
Soni Malaj: Në fakt e kishim me dëshirë, por puna e kontratave më kanë mbërthyer pak./Ora News/