Sot, Dita Botërore e Autizmit

2017-04-02 në ora 09:55

Dita botërore e autizmit, 2 prilli, është caktuar nga OKB-ja për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit, përcjell Gazeta Shneta.

Si në shumë vende të botës, edhe në Kosovë shënohet kjo ditë, e cila ka për qëllim edukimin e njerëzve rreth kësaj sëmundjeje.

Autizmin mund ta njihni te fëmijët te të cilët vërehet që shprehin komunikim dhe ndërveprim të dobësuar me të tjerët. Njerëzit e prekur nga spektri i autizmit shpesh kanë një shtrirje të kufizuar interesimesh, shfaqin mënyra të sjelljeve të përsëritura si dhe reaksione specifike në mjedisin dhe rrethanat e përditshme. Këta persona, për nga pamja e jashtme fizike, nuk kanë pamje më ndryshe se personat e tjerë. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person i zakonshëm. Për këtë shkak, është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.

Sipas shkencëtarëve, njerëzit autistë zakonisht kanë prirje të veçanta në lëmenj të ndryshëm, prandaj inkurajimi dhe përkrahja për t’i zhvilluar më tej aftësitë e tyre ndikon pozitivisht në largimin e energjisë negative që mund ta kenë ata.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat nga qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve tregojnë se 1 në 150 fëmijë amerikanë vuan nga autizmi. Rreth 25 vjet më parë, numri ishte një në dy mijë fëmijë.

Ekzistojnë disa lloje autizmi, mirëpo dy sindrome janë më të zakonshme, Asberger dhe Kaner.

Tek disa fëmije paraqiten simptomat e auto agresionit (vetëlëndimit) ku me kalimin e kohës këtu fillojnë në mënyrë dramatike të keqësohen edhe për shkak se duke u rritur fëmija forca është më e madhe dhe pasojat e vetë lëndimit janë më të mëdha.

Po ashtu problemi i mos mundësisë që në mënyrë të pavarur të përdorë duart e veta shkaktojnë probleme të mëdha gjatë ushqimit ku shpesherë prindërit duhet ta ushqejnë vetë fëmijën apo të jenë pranë fëmijës gjatë ushqimit që ta ndihmojnë.

Në disa raste paraqiten edhe te ashtuquajtura stereotipe ku fëmija bën lëvizje te dorës. Mënyrë rrethore apo lëvizjen e përhershme të gishtërinjve në mënyrë të tendosur, kjo paraqet sidomos probleme gjatë koncentrimit dhe në kryerjen e veprimeve të zakonshme.

Pra si një përfundim nga gjithë kjo me paraqet formën e rëndë të autizmit, ku mundësitë për një shërim janë shumë të vogla, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të ndërmarrim asgjë sa i përket shërimit dhe ndihmës në aspektin mjekësor dhe edukativ ku ekzistojnë mundësi të mëdha të lehtësimit dhe përmirësimit të gjendjes.

Rol me rëndësi është diagnoza e hershme e autizmit më se largu në moshën 3 vjeçare ku edhe terapitë do të kenë më shumë sukses sesa kur ato fillojnë më vonë ku edhe efekti i terapisë është më i vogël, por sa i përket terapive do të shkruaj në faqen Trajtimi.

Duhet pasur të qarte prindërit se ky lloj i autizmit kërkon maksimumin për ti ndihmuar, për ta edukuar, për të jetuar në familje dhe po ashtu është një sprovë e madhe për tërë familjen, por duhet pasur kujdes që jetën nuk duhet ta kufizojmë vetëm me këtë problem sepse fëmija (i rrituri) me këtë sëmundje kërkon babë, nënë, motër, vëlla të fuqishëm te cilët gjithherë do ti vijnë në ndihmë.

Autizmi mendohet nganjëherë si një sëmundje e pashërueshme, megjithëse ky mendim është i diskutueshëm. Ka shumë terapi autiste me synime të ndryshme, p.sh. të përmirësimit të shëndetit dhe mirëqenies, problemeve emocionale, shqisore, vështirësive me mësimin dhe komunikimin etj.

Sa i përket trajtimit të Autizmit, ka shumë terapi që aplikohen duke u nisur prej metodave edukative dhe duke përfunduar me medikamente. /Gazeta Shneta/