Sot është Dita Botërore e Pneumonisë
12 nëntori është Dita Botërore e Pneumonisë e cila shënohet në shenjë solidarizimi dhe njoftimi për parandalim për simptomat e kësaj sëmundjeje.
Pneumonia është një inflamacion i një ose të dyja mushkërive dhe zakonisht shkaktohet nga një infeksion bakterial.
Pneumonia, po ashtu është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek fëmijët nën moshën 5 vjeçare pavarësisht se është lehtësisht e parandalueshme dhe e shërueshme.
Pneumonia mund të parandalohet nga: Vaksinimi, ushqimi adekuat, ruajtja nga ndotja e ajrit të brendshëm, përmirësimi i kushteve të jetesës, shmangia nga vendet ku pihet duhani.