Tuna dhe Patrisi u bënë prindër të djalit të vogël të cilin e pagëzan me emrin Tian, shkruan Artistët Shqiptarë.
Këngëtarja Tuna sot në llogarinë e saj në Instagram ka shfaqur pamje ku shihet Patrisi me djalin.
Sot kur është dita e babait Patrisi është parë me djalin në krah duke pozuar. Mirëpo duket se ai ende nuk ka mësuar se si ta mbajë beben e vogël.
Vlenë të përmendet se çifti Tuna-Patrisi kanë marrë një vëmendje të madhe të mediave rozë qysh nga lidhja e tyre e deri tani kur lindi djali i vogël. /Artistët Shqiptarë/